Moti në Kosovë gjatë javës

1 minute, 21 seconds Read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në Kosovë gjatë kësaj jave do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas njoftimit,të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius..

Të premten me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Ndërkaq edhe të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e premte. Në fusha termike nuk do të ketë ndryshime të theksuara, meqë vlerat e temperaturave ekstreme do të mbesin pothuajse konstante, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale.

E të dielën pritet mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Publikime te ngjashme