Momenti kur Shkëlzen Berisha përplaset me efektivin e Policisë (Video)

0 minutes, 38 seconds Read

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe disa persona të tjerë që e shoqëronin, janë përplasur me një efektiv policie civil menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës këtë të martë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas asaj që raporton A2 CNN, Shkëlzen Berisha po filmonte me celularin e tij shoqërimin e dy të rinjve nga ana e policisë, kur një prej efektivëve i është afruar dhe e ka kapur nga dora duke u përpjekur ta ndalonte që të filmonte, por pa ia arritur.

Menjëherë janë afruar edhe mbështetës të tjerë të opozitës të cilët i kanë kërkuar llogari efektivit civil, por ky i fundit është larguar.

Publikime te ngjashme