Mohamed Salah thyen një tjetër rekord në Ligën Premier

0 minutes, 48 seconds Read

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, theu një rekord të ri pas dy golave të tij në fitoren e mbrëmshme 6-1 ndaj Leeds United.

Salah theu rekordin për më shumë gola të shënuar me këmbën e majtë në histori të Ligës Premier.

Me këtë rekord, sulmuesi egjiptian tejkaloi ish-yllin e Reds, Robbie Fowler.

Egjiptiani fillimisht shënoi një gol të bukur me këmbën e majtë në këndin e sipërm, teksa shënoi golin e dytë personal në minutën e 64-të.

Ky ishte goli i 107-të i Salah i shënuar në Ligën Premier me këmbën e majtë, duke kaluar ish-sulmuesin e Liverpool, Fowler.

Pas Fowler, në listë renditen emra si Robin van Persie, Ryan Giggs dhe Riyad Mahrez.

Ndryshe, në fillim të këtij sezoni, Salah kaloi rekordin e Fowler si golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në epokën e Ligën Premier./Telegrafi

Publikime te ngjashme