Ministri Maqedonci në Ramstein, shpalos çfarë ndihme ushtarake do t’i çojë Kosova Ukrainës për luftë

0 minutes, 48 seconds Read

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Maqedonci ka thënë se Kosova do të vazhdojë të përkrah Ukrainën në luftën heroike kundër Rusisë dhe ka bërë të ditur se Kosova do të realizojë edhe pakon e dytë të ndihmesës për Ukrainën, që ka të bëjë me predha dhe mortaja.

Ndërkohë ka thënë se pako e parë me kamionë dhe mjete taktike dhe të blinduara do të dorëzohet javën e ardhshme.

“Kosova do të vazhdojë të mbështesë 🇺🇦 në luftën e saj heroike kundër agresionit rus. Sot në mbledhjen e GKMU-së, unë njoftova paketën tonë të dytë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, e përbërë nga predha mortajash. Pakoja e parë me kamionë, mjete taktike dhe të blinduara do të dorëzohet javën e ardhshme”, ka shkruar Maqedonci.

Publikime te ngjashme