Militarizohet Shqipëria, 2100 rezervistë në stërvitje dhe gatishmëri

0 minutes, 55 seconds Read

Në ushtrinë shqiptare, ku shërbejnë 8500 forca aktive, do të mobilizohen edhe 2100 rezervistë. Nevojat e kohës që kanë prodhuar pasiguri dhe klimë tensionesh, pas pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia, po orientojnë ministrinë e mbrojtjes të riorganizojë ushtrinë.

Në projektligjin e që po konsultohet, kërkohët që në forca reserviste të përfshihen jo vetëm ish-ushtarakë, por edhe civilë.

Këta të fundit do të kryejnë stërvitje vjetore, që zgjat nga 15 deri në 45 ditë, dhe me urdhër të vecantë edhe më gjatë se kjo periudhë.

Në draft caktohet edhe pragu i moshës për personelin që do të rekrutohet, si dhe autoritetet dhe zyrat që do të mobilizojnë këta individë.

Ligji ka edhe efekte financiare të konsiderueshme. Kostoja fillestare e aktivizimit e përllogaritur për 2100 vetë, do të jetë në vlerën 1,5 miliardë lekë lekë dhe kosto mesatare e mobilizimit për një afat kohor mesatar prej 40 ditë mobilizim në vit do të jetë në vlerën 830 mln lekë. Pra, Ministria e Mbrojtjes do të kërkojë të paguajë edhe 2.3 mld lekë për personelin rezervë.

Publikime te ngjashme