Mustafa vazhdon të kritikoj Kurtin: “Dje pranoi kompetenca ekzekutive për serbët..”

0 minutes, 46 seconds Read

Për marrëveshjen e pranuar dje në Bruksel nga kryeministri Kurti, ka reaguar edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa.

Ky me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se pika 7 e kësaj marrëveshjeje parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbët në Kosovë.

Mustafa ka thënë se presidentja Osmani, që sipas tij “vet-shitet” si jurist e fortë, duhet të tregojë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; Pra, a parasheh të drejta asimetrike për komunitetet, që serbët të kenë të drejta të vet-menaxhimit, kurse komunitetet tjera jo.

“Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, shkroi Mustafa.

Postimi i plotë:

Publikime te ngjashme