Mbi 2 mijë e 220 vetura të regjistruara me targa RKS në veri

0 minutes, 45 seconds Read

Nga 1 nëntori deri më sot, numri i veturave të regjistruara me targa RKS nga ato ilegale ka arritur në 2 mijë e 222.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Gjithashtu, MPB-ja kishte thënë se është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët po i konvertojnë targat në RKS.

Konvertimi i targave po bëhet në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.

Publikime te ngjashme