Maqedonci: Xhandarmëria serbe në kufi paraqet rrezik, FSK e gatshme ta mbrojë vendin

1 minute, 4 seconds Read

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), është e gatshme që ta mbrojë vendin dhe sovranitetin.

Në konferencën e fundit për këtë vit, ai tha se vendosja e xhandarmërisë serbe në kufirin me Kosovës paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin. Por ai pohoi se bashkë me KFOR-in po koordinohen që kjo qasje agresive e Serbisë të minohet, por tha se janë duke ndërtuar edhe kapacitet e FSK-së.

Ai përmendi të arriturat gjatë vitit 2023 si dhe planet 2024.

Maqedonci tha se arritja më e lartë e këtij viti është buxheti, e që nga buxheti fillestar ka arritur vlerën 201 milionë euro, standard i kërkuar për vendet e NATO-s.

“Ajo që mund te them është se FSK-ja ka të gjitha elementet për mbrojtjen e vendit dhe si sovranitetit. Vendosja e xhandarmërisë serbe në kufi, vet prezenca e tri brigadave paraqet kërcënim për vendin tonë dhe është pasojë e bazamentit të rrezikshmërisë, duke nisur nga Kushtetuta e saj që Kosovën e njeh si pjesë e shtetit të saj. Ne jemi në koordinimin me KFOR-in për zbutjen e situatës nga kjo qasje, por jemi duke ndërtuar edhe kapacitetet tona”, tha Maqedonci.

Publikime te ngjashme