Maliqi: Kryeministri Kurti nuk kishte qare pa i thënë “Po” planit të BE-së

1 minute, 36 seconds Read

Analisti Shkëlzen Maliqi beson se kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur shumë alternativa përball planit franko-gjerman.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Maliqi ka thënë se Kurti nuk kas pasur qare pa i thënë “po” planit të BE-së.

“Është arritur koordinimi dhe koncensusi thuajse maksimal mes BE dhe SHBA dhe ndaj kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq është zhvilluar presioni i madh që t’i shmangin bishtnimet e mëhershme të dialogut me nxjerrje të kushtëzimeve dhe provokimin e krizave që rrezikonin sigurinë e Kosovës dhe tërë rajonit. Qëndrimi i Perëndimit ka qenë ultimativ ndaj Kurtit dhe Vuçiq. Ndaj Kurtit mbase dukej më i prerë e i vrazhdë pasi që publikisht ia kumtuan se çështja më bllokuse e dialogut, mos formimi i asociacionit të komunave më shumicë serbe, do të zhbllokohet edhe pa te”, ka thënë Maliqi.

Ai ka shprehur besimin e tij se në takimin e të hënës në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, mund ta nënshkruajnë një marrëveshje bazë me korniza të prera obliguese.

“Në këtë rrethanë Kryeministri Kurti s’ka pas qare pa i thënë “Po parimore” planit të BE-së. Ai edhe më herët kishte deklaruar se Plani BE është bazë e mirë për negociata. Por, ka gjasa se te “Po-ja parimore”e tij nënkuptohet një tendencë e zhvendosjes të aprovimit nga planit çfarë është, në aprovim të kushtëzuar dhe të hapur për zgjidhje që do të arrihen me negociata të mëtutjeshme. Mua kjo më duket si iluzion i Kurtit se plani i BE mund të negociohet edhe në substancë. Informatat e besueshme thonë se marrëveshja bazë me korniza të prera obliguese do të parashtrohet për nënshkrim me 27 shkurt gjatë takimit të radhës Kurti – Vuçiq”, ka thënë Maliqi.

Publikime te ngjashme