Fansat vërshohen me komente pas veprimit të Luizit që po ‘çmend’ banorët (Video)

1 minute, 37 seconds Read

Fenomeni i këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka marrë dukshëm gjithë zemrat e shqiptarëve. Pothuajse, çdo veprim i tij komentohet me të madhe nga publiku, madje mënyra se si banorët e tjerë po reagojnë ndaj veprimeve të tij po merr vëmendje të madhe, duke shtuar dashurinë e publikut edhe më shumë.

Një sfidë e Vëllait të Madh, bëri banorë Të sakrifikojnë rehatinë e tyre dhe të flenë jashtë në verandë, vetëm që Tani të marrë një surprizë. Derisa të gjithë banorë kanë rënë të flenë, Luizi ka filluar të ‘gërrhetë’, ani pse nuk ishte fjetur ende.

Veprimi tij ka shkaktuar të qeshura të mëdha mes banorve por njëkohësisht edhe nervozë. Madje banorja më e re e shtëpisë Eva, u dëgjua duke thënë “Ky djalë duhet të bëjë operacion, kjo është e tmerrshme”.

Por, nuk ka munguar edhe reagimi i publikut, të cilët ndihen ‘krenar’ duke i dhënë komplimente lojës së Luizit. Madje disa prej tyre e kanë cilësuar se veprimet e Luizit po i bëjnë banorë e tjerë për të shkuar te psikologu.

“O Luiz, i ke bere banoret me pasoja per te shkuar te psikologu, je me i miri”, shkruan një fanse e të famshmit Luiz. “Të gjithë do dalin me të mbeta mendore”, ishte një koment tjetër. “I çmendi o Zot“.

Derisa kujtojmë se fama e Luizit ka thyer rekord i cili në më pak se një muaj brenda shtëpisë fitoi 400 mijë ndjekës në Instagram. Ai sot numëron plot 516 ndjekës deri tani në këtë platformë.

Së fundmi Luizi ka thyer edhe rekordin e fundit të mbajtur nga Donaldi, bëhet fjalë për atë të banorit të “BBV” me më shumë klikime në “Tik Tok”. Veshaj numëron mbi 1.3 miliard shikime, ndërsa Luiz Ejlli mbi 2.7 miliard.

Publikime te ngjashme