Tronditet opozita turke, dorëhiqet komplet kryesia e partisë republikane!

1 minute, 1 second Read

Pas humbjes së zgjedhjeve të CHP-së e cila në rundin e parë arriti të sigurojë vetëm 129 mandate në Parlamentin e Turqisë dhe në rundin e dytë Kemal Kiliçdaroglu pësoi debakël karshi presidentit Erdogan me 2.5 milion vota dallim, menjëherë filluan të shtohen kërkesat për dorëheqjen e Kiliçdaroglus.

E meqë ky i fundit vazhdimisht refuzoi kërkesat e të gjitha niveleve të partisë, sot ka dhënë dorëheqje komplet Kryesia e Partisë më të madhe opozitare në Turqi. 17 anëtarët e kryesisë (MYK) kanë lëshuar mbledhjen ku në sallë mbetet i vetmuar vetëm kryetari i partisë Kemal Kiliçdaroglu.

Siç po shihet, ka gjasë të ndahet në dysh CHP-ja. Kjo sepse kryetari i tanishëm i Stambollit Ekrem Imamoglu ka shprehur ambiciet e tij për të ardhë në krye të CHP-së e të cilin vazhdimisht po e refuzon Kiliçdaroglu.
CHP-ja e Ataturkut dhe Ismet Inonu-s po kalon ditët më të vështira që nga themelimi i saj atëherë kur shpallet Republika e Turqisë. (MBajrami).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga KosovaPost nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit./Kosova Post.

Publikime te ngjashme