LVV: Dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, u përpoq të bëhet grusht

1 minute, 47 seconds Read

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sërish pas pamjeve të dhunshme që u shfaqën sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të shumicës, janë përfshirë në përleshje fizike me njëri-tjetrin.

Përmes një komunikate për media, LVV thonë se sot dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht.

“Krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk na ndalë në sjelljen e rendit dhe kushtetushmërisë në Republikë Sot në Kuvendin e Kosovës dora e zgjatur e atyre që nuk e duan shtetësinë, demokracinë dhe ligjin e Kosovës, u përpoq të bëhet grusht. Teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim duke treguar për betejën e Republikës së Kosovës për shtrirje të rendit e të ligjit në veri të vendit, disa deputetë të PDK sulmuan me grushta, si një bandë rrugaçësh, kryeministrin dhe ministrat e Kosovës”, thuhet në reagim.

Tutje nga LVV thonë se ky sulm që po bëhet ndaj Qeverisë, erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë.

“Ky sulm po bëhet ndaj qeverisë së parë të Kosovës e cila nuk e ka asnjë ministër apo zv.ministër të kontrolluar nga Beogradi. Ky sulm po bëhet pikërisht në një moment të rëndësishëm të ballafaqimit diplomatik e jo vetëm të Kosovës me Serbinë. Ky sulm erdhi si veprim i koordinuar mes degëve të ndryshme të së njëjtës bandë: disa prej tyre i thonë vetes deputetë, disa i thonë vetes gazetarë, e disa protestues. Por Kosova do të ecë përpara në konsolidimin e shtetësisë së saj, pavarësisht sulmeve të tilla”, thuhet më tej në reagim.

Krimi i organizuar dhe dora e zgjatur grusht nuk na ndalë në sjelljen e rendit dhe kushtetushmërisë në RepublikëSot në…

Posted byLëvizja VETËVENDOSJE!on Thursday, July 13, 2023

/GazetaSinjali

Publikime te ngjashme