Luizi me porosi për ndjekësit: “Lëreni rahat Kiarën. Çfarë ju ka bërë?”

1 minute, 12 seconds Read

Pas daljes nga shtëpia e më e famshme në Shqip?ri, “Big Brother VIP”, komentet kanë vërshuar ndaj ish-banorëve, e sidomos ndaj Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.

Çdo lëvizje e tyre komentohet shumë, e nuk mungojnë dhe ato negative. Për këto të fundit, fituesi i këtij edicioni të BB VIP ka folur në një video që ka bërë “live” në “Instagram”-in e tij

Këngëtari i dashur për publikun shprehet se nuk shqetësohet për komentet që merr, por mërzitet për Kiarën, e cila sipas tij mërzitet kur i lexon.

“Unë mërzitem se mërzitet Kiara. Se mua vetëm fresk më bëjnë. Mua më vijnë anash, po vetëm se ia prishin qejfin Kiarës. Nuk kam pasur kohë të rri shumë me të këtë periudhë prej filmit, por e shoh që mërzitet nga disa komente. Lëreni rehat, çfarë ju ka bërë Kiara juve? Hajdeni m’i thoni mua ato që doni t’i thoni asaj, lëreni Kiarën!”, tha Luizi.

Ndërkohë kujtojmë se dyshja më e përfolur e momentit po punon me projekte të ndryshme. Luizi po xhiron filmin “Në kuadër të dashurisë” si dhe po merret me projekte të reja muzikore, ndërsa Kiara ka zbuluar në një intervistë për Top Channel se ka marrë propozim për një emision televiziv.

Publikime te ngjashme