Kurti përseri e refuzon Ramën, ja kënd e dërgon si zëvendësim nesër në Tiranë

4 minutes, 6 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i vetmi lider i vendeve të Ballkanit Perëndimor që nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin joformal të së nesërmës në Tiranë, të ftuar nga kryeministri, Edi Rama.

Kështu kanë bërë të ditur sot mediat në Shqipëri, të cilat theksojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Ndërkohë, sipas burimeve të RTSH-së, Kosova do të përfaqësohet nga një zëvendëskryeministër.

Liderët e rajonit së basku me komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të drekojnë në mesditën e të hënës, në takimin joformal, ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

E sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti nga sot po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.

Sipas komunikatës, Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit. Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromws Icarus” (Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).

Aty theksohet se kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim.

Përndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pak ditë më parë kishte një vizitë në të gjitha vendet e rajonit, në përpjekje për të dal me një deklaratë të përbashkët, si dhe të dakordimit për kërkesat e përbashkëta drejt BE-së, për investime në rajonin tonë.

Rama nuk është pritur vetëm nga kryeministri Kurti, për shkak të anulimit të mbledhjes së përbashkët të paraparë të mbahet në Gjakovë. Kurti ka thënë se me Ramën takohet vetëm në një mbledhje të dy qeverive shqiptare.

Por çfarë është Procesi i Berlinit

Iniciativa synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një nismë e vitit 2015 për të mbështetur integrimin në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor: Bosnje Hercegovina, Mali i zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria.

E prezantuar me 28 gusht nga kancelarja Anglea Merkel, Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare, bazuar në miratimin e akuis komunitar, apo tërësia e të drejtave dhe e detyrimeve të përbashkëta që i bashkon të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

++++

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

Zyra e Kryeministrit njofton se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nga sot po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit.

Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus” (Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).

Kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim.

Mirëpo nesër në Tiranë mbahet një tjetër takim i rëndësishëm ku është e ftuar edhe Kosova.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë me katër liderët e tjerë të rajonit, Aleksandar Vuçiq, kryeministrin në detyrë i Malit të Zi, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski si dhe Borjana Kristo, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës si dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi do të drekojnë në vilen 30 mesditën e të hënës në një takim informal ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

Mbledhja e radhës e nismës së Angela Merkelit ndërmarrë në 2014, do të zhvillohet në mesin e Tetorit në Tirane ndaj kryeministri Rama ka vendosur të diskutojë paraprakisht me të gjithë vendet që janë pjesë e iniciativës së Procesit të Berlinit mbi projektet konkrete rajonale që duhet të shtyjnë përpara.

Vetë Rama ndërmori dhe një tur rajonal javën e shkuar te të 5 vendet e Ballkanit Perëndimor për të folur për rëndësinë që ka fokusimi tek kjo nisme dhe jo Ballkani i Hapur që sipas tij e ka kryer misionin e tij.

Në Prishtinë, Rama nuk u prit nga homologu Kurti i cili këmbënguli në zhvillimin e mbledhjes së anuluar të dy qeverive ndërkohë që nuk ka konfirmuar për të qenë as në Tiranë ditën e nesërme.

Publikime te ngjashme