Luizi bën thirrje që të ndihmohen të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri: Ata na janë gjendur pranë kur na ndodhi e njëjta fatkeqësi

1 minute, 32 seconds Read

Shqipëria ka vendosur që sot (e hënë) të jetë ditë zie kombëtare në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian.

Edhe banorët e Big Brother VIP Albania të cilët si kush kryesorë kanë izolimin dhe mos-informimin, u vendosë që të njoftoheshin për rastin tragjik që ndodhi një javë më parë.

Në spektaklin e së shtunës (11 shkurt) banorëve iu transmetua një video e shkëputur nga vendet ku ndodhi tërmeti që deri më tani ka lënë të vdekur më shumë se 34 mijë persona.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Nga banorët u kërkua që të solidarizohen dhe përgjatë javës të bëhet thirrje që të mblidhen sa më shumë ndihma për Turqinë dhe Sirenë nga populli shqiptar.

Kjo thirrje mëngjesin e ditës së sotme (e hënë) u bë nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili kërkoj që kushdo që ka mundësi të ndihmojë sado pak të prekurit nga tërmeti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Mirëmëngjesi të gjithëve, meqenëse sot është zi kombëtare për rastin e tmerrshëm në Turqi, shpresoj shumë që numri të mos jetë rritur dhe ju bëjë thirrje të gjithëve që kush ka mundësi që të kontribuoj sado pak sepse edhe ata na janë gjendur pranë kur na ndodhi edhe neve e njëjta fatkeqësi, të ndihmojmë sa më shumë që të mundemi”, tha Luizi.

Theksojmë që Luizi bashkë me Oltën, Armaldon dhe Kristin aktualisht ndodhën në një dhomë të përbashkët e konsideruar si “Burg Brother VIP” pasi u dënuan për diskutimet rreth nominimeve./Telegrafi

Publikime te ngjashme