Policia turke e pamëshirshme ndaj hajnave, plaçkitësit e ndërtesave të rrënuara nga tërmeti rrihen brutalisht nga autoritetet e rendit (Video)

1 minute, 22 seconds Read

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë, çdo herë e më shumë po raportohet për vjedhje në ndërtesat e braktisura që janë rrënuar.

Sipas pamjeve amatore që po shpërndahen në rrjetet sociale, policia kur i zë hajnat i ndëshkon në formën më të rëndë, transmeton Telegrafi.

Ndërtesat e shkatërruara dhe apartamentet e zbrazura janë mundësi ideale për hajnat, që shfrytëzojnë errësirën dhe panikun për të kryer vjedhje.

Por kur ata zihen, organet e rendit nuk kanë mëshirë ndaj tyre. Në shumë video shihen policët duke i rrahur brutalisht hajnat.

Ata që dyshohen për vjedhje i prek ndëshkimi më i rëndë, rrihen në mënyrën më brutale. /Telegrafi

https://twitter.com/Gizli__Golge/status/1624107861453176840?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1624107861453176840%7Ctwgr%5Ec5b4f94a0e171d520506241022e429f42aacbd60%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpolicia-turke-e-pameshirshme-ndaj-hajnave-plackitesit-e-ndertesave-te-rrenuara-nga-termeti-rrihen-brutalisht-nga-autoritetet-e-rendit%2F

Publikime te ngjashme