Në Pekin ndodh takimi i dy diktatorëve që sulmojnë shtetet fqinje!

0 minutes, 32 seconds Read

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan në Pekin në Konferencën “Brezi dhe Rruga” .

“E pashë presidentin Putin, nuk patëm takim dypalësh, biseduam shkurt, ai pati një takim të rëndësishëm dhe të gjatë me Xi-n”, tha shkurt Vuçiq me këtë rast.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron për vizitë në Kinë, ku po mbahet Konferenca e liderëve autokrat të botës “Brezi dhe Rruga”. Aty po merr pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Delegacioni serb tashmë ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh me Kinën.

Publikime te ngjashme