Shkuan për të nxjerrë bashkëluftëtarët e plagosur në tankun e goditur nga artileria ukrainase, e pësojnë keq ushtarët rus (Video)

0 minutes, 57 seconds Read

Një tank i ushtrisë ruse është hedhur në erë nga ukrainasit, ndërsa kur ushtarët e Vladimir Putinit u afruan për të larguar të plagosurit, e pësojnë nga predha tjetër që e godet sërish tankun.

Në pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur tanku goditet nga artileria dhe ushtarët rusë afrohen për t’i nxjerrë nga tanku ushtarët e plagosur, transmeton Telegrafi.

Megjithatë edhe ata patën fatin e njëjtë, pasi një predhë tjetër goditi tankun sërish dhe ndodhi një shpërthim tjetër i fuqishëm.

Sulmi është kryer nga brigada e 45-të e ushtrisë ukrainase, që paraprakisht kishte goditur një tank tjetër të ushtrisë ruse që shihej duke u djegur dhe i përfshirë plotësisht nga zjarri.

Me marrjen e armëve të reja nga vendet e perëndimit, ukrainasit po arrijnë të zmbrapsin forcat ruse nga shumë rajone.

Madje i kanë shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, duke bërë që Moska vazhdimisht t’i fsheh të dhënat për humbjet në luftë. /Telegrafi

Publikime te ngjashme