Kush janë masonët kosovarë sipas konspiracionistit Sllamniku?

1 minute, 15 seconds Read

Masoneria është konsideruar shoqëri sekrete me shtrirje ndërkombëtare dhe strukturë hierarkike të bazuar në vëllazërinë mes anëtarëve të saj. Masonët janë të grupuar në lozha dhe përdorin ritet dhe shenjat emblematike.

E pikërisht për këtë temë është diskutuar edhe në emisionin Komplot në RTV Dukagjini.

Teologu Mustafë Bajrami ka thënë se kjo lëvizje erdhi për të ulur dominimin e Kishës katolike në Evropë.

“Masoneria sikurse edhe organizatat tjera sekrete mendoj se kanë për qëllim të hedhin matanë jetën fetare të njerëzve”.

Bajrami thotë se këto teza megjithatë nuk janë 100 përqind të sakta pasi vet struktura e tyre është sekrete.

Derisa konspiracioniti Arianit Sllamniku thotë se masonët sot kanë ndikim në gjithë botën derisa sipas tij bartëse të masonerisë janë Familja e Rokfelerëve (Rockfeller) dhe Rothshildëve (Rothschild) dhe mbretëritë nëpër botë.

“Mund të pretendojmë se personat që pranojnë ftesa nga këto familje dhe mbretëri janë pjesë e masonëve. Mund të pretendojmë se nga Kosova është Veton Surroi pasi është i vetmi shqiptarë që ka marrë ftesë nga Familja e Rokfellerëve”, deklaroi Sllamniku.

Ai thotë se edhe këngëtaret tona si Rita Ora, Dua Lipa apo Era Istrefi mund të jenë pjesë e masonerisë.

“T’i prekësh majat e suksesit dhe të mos jesh pjesë e këtyre organizatave është pothuajse e pamundur”, ka deklaruar Sllamniku./Telegrafi

Publikime te ngjashme