Bajrami: Udhëheqësit e serbëve, që në barkun e nënës e kanë kultivuar urrejtjen ndaj shqiptarëve

1 minute, 4 seconds Read

Duke folur për konferencën e Rambujesë, ish-gazetari Asllan Bajrami bën të ditur se është konferenca e parë që e ka bërë Kosovën faktor, dhe kjo sipas tij, falë luftës së UÇK-së. Ai thotë se lufta e UÇK-së solli një gjendje krejt tjetër.

Bajrami theksoi se asokohe Kosova kishte të bënte më një shtet i cili gjithmonë ka pasur aspirata ekspansioniste.

Tutje, ai potencoi se është për të ardhur keq për udhëheqjen që kanë populli serb. Sipas tij, ata “që në barkun e nënës, e kanë kultivuar urrejtjen ndaj shqiptarëve”.

“Shqiptarët ishin të mobilizuar, ishin në një lëvizje gjithëpopullore. Mirëpo ne nuk kishim të bënim me një shtet fqinj siç mund t’i kenë këto shtetet evropiane fqinjtë e vetë. Ne kishim të bënim me një shtet i cili kishte gjithmonë aspirata ekspansioniste që kur kishin zbritur ato në tokat tona në shekullin VI…fatkeqësisht është për të ardhur keq për popullin serb, për udhëheqjen që kanë ata. Se si popull unë si fajësoj ata, por ata gjithmonë e kanë nxitur që në çerdhe, që në barkun e nënës, e kanë kultivuar urrejtjen ndaj shqiptarëve”.

Publikime te ngjashme