Kusari-Lila i reagon Bërnabiqit: “Mbaje në mend këtë ditë, është e vonuar por…”

0 minutes, 34 seconds Read

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, ka replikuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë lidhur me zgjedhjet në veri se është legalizuar dhe legjitimuar getoja.

“Të mbahet në mend kjo ditë. Kjo është dita kur Serbia zyrtarisht ka humbur çdo mundësi të ndikim të mëtejmë në zyrtarët e zgjedhur serbë të Kosovës”, ka shkruar Mimoza Kusari-Lila në Twitter.

“E vetmja vegël e mbetur e Serbisë për t’u përdorur janë bandat me të cilat deri tani Serbia ka terrorizuar serbët e Kosovës”.

“Është ditë e vonuar, por përfundimisht ka ardhur”, ka shkruar Kusari-Lila.

Publikime te ngjashme