Me këngë patriotike e flamur të UÇK-së, boksieri kosovar e rrah keq serbin në ring

1 minute, 7 seconds Read

Dy vëllezërit kosovar, Ari dhe Arigon Avdimetaj kanë triumfuar me fitore në garën “Exclusive boxing night”, të organizuar në Belgjikë.

Ari Avdimetaj debutimin e tij në boksin profesionist e ka nisur me fitore bindëse ndaj kundërshtarit serb Marko Nastic, shkruan Insajderi.org.

Përpos fitores, përkrahja ishte e madhe edhe nga të pranishmit që shumica ishin shqiptarë. Me këngë shqipe dhe flamurin Kuq e Zi, Ari ia rrëmbeu fitoren në ring serbit, Nastic.

Në një prononcim për Insajderin, Ari Avdimetaj shprehet shumë i entuziazmuar nga fitorja për të cilën kishte punuar shumë.

Atmosfera ka qenë shumë e mirë. Kanë ardh duku rreth 200 shqiptar me na përkrahë. Fitorja ime ishte madhështore pasi si kundërshtar kisha një serb“, deklaroi Avdimetaj.

Ari Avdimetaj

Fitore shënoi edhe Arigon Avdimetaj, kundër kamionit aktual të Belgjikës, Jan mertens. Firoja e tij ishte bindëse pasi që e rrëzoi tri herë për toke kundërshtarin e tij në ring.

Atmosfera ishte madhështore në Hasselt të Belgjikës ku u mblodhën qindra shqiptarë për të përkrahur dy boksierët më origjinë nga Kosova.

Nuk munguan as këngë shqipe si flamuj kuq e zi. Momenti kur Arigon Avdimetaj del në skenë me këngën “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës.

Publikime te ngjashme