Kurti thotë se vrasja dhe plagosja e policit u krye nga krimi i organizuar që po mbështetet nga Beogradi

0 minutes, 44 seconds Read

Kryeministri Kurti ka thënë se e dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës sot në Leposaviq, ku mbet një polic i vrarë dhe një i plagosur.

Ai tha se ky sulm u krye nga krimi i organizuar që po mbështetet nga Beogradi zyrtar.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve.”

Publikime te ngjashme