Pasditja me shi, në viset malore edhe borë

0 minutes, 28 seconds Read

Për të shtunën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë reshje lokale shiu. Në zonat malore reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 14 gradë Celsius, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në regjionin e Podujevës, me shpejtësi prej 15-52 km/h!./Telegrafi

Publikime te ngjashme