Vajzat këndojnë këngën e Luizit, Kiara bën veprimin e papritur

1 minute, 23 seconds Read

Big Brother Vip Albania 2 ka filluar më 24 dhjetor dhe po vazhdon edhe tani duke thyer cdo rekord shikueshmërie. Ky edicion është dhjetë herë më i shikuar se sa ai i vitit të kaluar ku publiku cdo të martë dhe të shtunë kur shfaqen Prime janë në shtëpitë e tyre para televizore duke i lënë bosh të gjitha rrugët e lokalet.

Vajzat këndojnë këngën e Luizit, Kiara e puth atë në buzë. Mbrëmja e kaluar argëtoi pa masë të gjitha vajzat. “Pyjama Party” e përgatitur nga Vëllai i Madh bëri bashkë edhe “rivalet” në lojë. Debatet, hatërmbetjet, keqkuptimet e zënkat u harruan totalisht gjatë gjithë mbrëmjes.

Pasi dolën nga dhoma e posaçme e “Pyjama Party”, vajzat nisën të kërcenin edhe në shtëpi. Argëtimi nisi fillimisht te dhoma e garderobës me valle, e më pas ato u zhvendosën në verandë aty ku ishin djemtë. Të përqafuara me njëra-tjetrën, vajzat kënduan këngën e Luizit “Me ty”, të cilën ai ia ka dedikuar Kiarës. Teksa vajzat këndonin, sytë e Luizit ishin te Kiara. Kjo e fundit pas performancës, i dha atij një puthje në buzë.

Ndryshe, ne mbremje kur jane shtrire per te fjetur Luizi e nguc Kiaren duke thene se cfare do te bente nese dsa vazja si ato mbreme do i vallezonin para ndersa Kiara i tha se ta ka qejfi por nuk e di se si do te reagonte. Ata i kane bere te zakonshme bisedat ne mbremje ku sillen sikur jane jashte shtepise.Shiko videon:

Publikime te ngjashme