Kurti: Së shpejti nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Rugovës

0 minutes, 41 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar familjes e ish-presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.

Kurti gjatë vizitës ka bërë të ditur se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së tyre.

“Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shteti i pavarur e sovran që e gëzojmë sot”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Qeveria e Kosovës 5 vite më parë kishte ndarë afër 57, 934 mijë euro mjete për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”

Publikime te ngjashme