Aktuell,06.04.2022 Berlin, Michael Roth (Heringen) von der Partei SPD im Portrait bei seiner Rede zur Debatte Aktuelle Stunde - Massaker der russischen Truppen an ukrainischen Zivilisten in Butscha bei der 27. Sitzung des Deutschen Bundestag in Berlin

Deputeti Roth ironizon për përdorimin e dinarit: “Edhe në Gjermani përdorim euron, jo dollarin apo paundin – disa mund të mos e pëlqejnë”

0 minutes, 45 seconds Read

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth vendimit të BQK-së për valutën qo do të përdoret në Kosovë.

“Disa i rrahën ushtarët e NATO-s deri në shtrimin në spital, të tjerë e bëjnë të qartë se vetëm monedha kombëtare e njohur është e vlefshme në territorin e tyre. Mund të shqetësojë disa njerëz, por edhe në Gjermani ne paguajmë vetëm në euro, jo dollarë apo paund”, ka shkruar Roth, duke i reaguar Ambasadës së Serbisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Kjo e fundit kishte shkruar në ‘X’ se Kosova ka ndërmarr hapin  të rrezikshëm përshkallëzues duke ndaluar përdorimin e dinarëve serbë, duke krijuar një krizë tjetër dhe duke ua bërë jetën serbëve të Kosovës të padurueshme.

Publikime te ngjashme