kspertët i përgjigjen variantit “të ri” të COVID-19: Vigjilent, por jo të shqetësuar

0 minutes, 57 seconds Read

Studiuesi dhe virologu, Prof Tulio de Oliveira, ka thënë se nuk ka nevojë për panik mes raporteve për një variant “të ri” të COVID-19.

De Oliveira, për News24, të hënën ka thënë se për shkak se EG.5 është një prejardhje e variantit Omicron, nuk ishte e re dhe nuk përbënte kërcënim për asnjë grup njerëzish.

Omicron EG.5 ka marrë nofkën “Eris”, gjë që ka bërë që njerëzit të mendojnë se është një lloj i ri dhe ka shkaktuar panik të panevojshëm. Ai tha se “shkencëtarët” pas pseudonimit nuk njiheshin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe strukturat e tjera përkatëse, raporton news24.com, përcjellë Dukagjini.

“I japin këto emra të rinj dhe bëjnë konfuzion se është një variant i ri”, tha ai.

“Ne jemi vigjilentë, por nuk jemi veçanërisht të shqetësuar për [EG.5]”.

De Oliveira ka thënë se Afrika e Jugut nuk kishte përjetuar një valë të re të infeksioneve të lidhura me COVID-19 që nga viti 2022.

Publikime te ngjashme