Kryeministrja daneze sulmohet në Kopenhagë

0 minutes, 31 seconds Read

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen është sulmuar nga një person në Kopenhagë të premten mbrëma, ka njoftuar zyra e saj, shkruan CNN.

“Kryeministrja Mette Frederiksne është goditur nga një person të premten në mbrëmje në Kultorvet (sheshi publik) në Kopenhagë. I dyshuari është arrestuar menjëherë”, thuhej në njoftim.

Në këtë njoftim thuhej se Frederiksen “është e tmerruar nga ky incident”.

Kryeministrja e Letonisë, Evika Silina ka qenë e para që ka reaguar ndaj këtij sulmi.

“Thellësisht e tmerruar nga sulmi ndaj koleges dhe mikes time, kryeministres së Danimarkës Mette Frederiksen”, ka shkruar Silina në rrjetin social “X”.

Publikime te ngjashme