Kryeministri irlandez arrin në Kosovë, pritet nga Kurti

0 minutes, 39 seconds Read

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njofton se sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpriti kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë.

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar!”, shkroi Kurti në postimin e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe disa fotografi nga pritja qe i bëri në aeroport.

Të enjten nga ora 9:30, për mysafirin nga Irlanda do të ketë pritje me ceremoni shtetërore në sheshin “Skënderbeu”. Nga ora 09:35 mbahet takimi ndërmjet dy delegacioneve, kurse nga ora 10:30 do të mbahet konferenca e përbashkët mes dy kryeministrave Kurti e Varadkar.

Ndërkaq, në orën 11:00, mysafirin irlandez do ta presë në takim presidentja Vjosa Osmani.

Publikime te ngjashme