Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës: Putini është i sëmurë, mund të vdesë shumë shpejt

1 minute, 24 seconds Read

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë, kur u pyet nga gazetarja e ABC News.

Ndërkaq i pyetur se kur mendon ai se Putini do të vdesë, Budanov u përgjigj “shumë shpejt”.

“Mendoj se shumë shpejt.., shpresoj”, tha ai në këtë intervistë, transmeton Telegrafi.

Budanov theksoi se autoritetet mendojnë se Putini është i sëmurë me kancer, dhe se pretendimet për gjendjen e tij shëndetësore vijnë nga burimet njerëzore të afërt me presidentin rus.

Mes tjerash, Budanov deklaroi se Ukraina planifikon të nisë një kundërsulm në pranverë dhe se luftimet do të jenë më të “ashprat” në muajin mars.

Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës mes tjerash ka thënë se ka gjasa të bëhen sulme të mëtejshme në territorin rus, pa thënë konkretisht nëse Ukraina do të qëndronte pas tyre.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 26 dhjetorit në bazën ruse të Forcave Ajrore Engels, e cila ndodhet më shumë se 1,287 kilometra nga kufiri ukrainas, por Budanov pranoi se ishte “i lumtur që e pa atë”.

Ai shtoi se sulmet do të vijnë “gjithnjë e më thellë” brenda Rusisë, por do të jetë në gjendje të komentojë përgjegjësinë e sulmeve pas përfundimit të luftës. /Telegrafi

Publikime te ngjashme