“Anonymous” thotë se ka hakuar faqen e ushtrisë serbe, ka një mesazh për Vuçiqin: Mos e humb kohën me qentë e tu, ushtria juaj nuk mund të leh tani

2 minutes, 16 seconds Read

Një grup i quajtur “Anonymous” kanë thënë përmes një llogarie në Twitter se kanë hakuar uebfaqen e ushtrisë serbe.

“Uebfaqja e Ushtrisë Serbe nuk është në sistem”, thanë ata në një postim, transmeton Telegrafi.

“Aleksandar fashist, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Madje mos e nënvlerësoni grupin Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin. Ne jemi Anonymous”, thuhet tutje.

Kjo vjen derisa për ditë të tëra ka nisur një “konflikt” online midis këtij grupi dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Gjithçka nisi kur një llogari në Twitter, Anonymous TV që në emër ka të vendosur flamurin ukrainas, i pati bërë thirrje Vuçiqit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë.

Grupi me këtë rast publikoi edhe një video-mesazh ku zëri ishte i ndryshuar krejtësisht.

Ças kësaj, Vuçiq publikoi disa imazhe në llogarinë e tij duke pozuar me dy qen dhe i vendosi një mbishkrim. “Po përgatitemi të luftojmë me Anonymous”, thuhet në mbishkrimin e tij.

Me sa duket duke parë reagimin e presidentit serb, Anonymous i reagoi duke thënë se kishin hakuar faqen e “Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”.

“Pra, Vuçiq qenka gati të luftojë me Anonymous. Në rregull, le të luajmë lojën ‘fshehtazi’, marioneta e Putinit”, kishin shkruar ata në postimin e tyre.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojta e Informacionit të Klasifikuar, i hakuar”, thuhet tutje në postimin e tyre./Telegrafi

Publikime te ngjashme