Krerët e shtetit zviceran në Davos nga 50 takime me personalitete botërore, do të takojne vetëm një lider nga ballkani, e ai do të jetë kryeminitri i Kosovës Albin Kurti!

3 minutes, 53 seconds Read

Takimi vjetor i Fourmit Boter Ekonomik (WEF) është një mundësi për anëtarët e kreut te shteti zvcerna për të rritur kontaktet dhe diskutimet.

Gazeta zvicerane Le Canton27.ch si i vetmi medikum ne shqip qe do te ndjek Samitin boteror ne Davos, ka mesuar se gjate pesë diteve te javes se ardhshme të Forimit Nderkombëtar ne alpet e Zvicrës, do te zhvillojne mbi 50 takime dypalëshe, me personalitete të ndryshe nderkombëtare dhe boterore, përfshire ketu edhe ata nga Republika e Kosovës.

Gazeta zvicewrane Le canton27.ch la sigutruar listen e psejemarresve ne Samitin boterore qe do te mbahet ne Davos te Zvcres (16-20 janar) ku do të mbledhë më shumë se 2700 liderë nga 130 vende, duke përfshirë 52 krerë, burrështetas shtetesh/qeverish. Davosi do te beje koke me koke edhe lidret nga ballkani si : Albin Kurti, Edi Rama, Dritan Abazovic, Kyriakos Mitsotakis, Dimitar Kovačevski, Aleksandrr Vucic…
Alain Berset, President i Konfederatës, Shef i Departamentit Federal të Brendshëm (DFI), do të takojë në Davos Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. António Guterres, i shoqëruar nga Zëvendës-Presidentja e Këshillit Federal Viola Amherd.
Janë parashikuar edhe takime me kryemnistrit shiptare te Kosovës Albin Kurtin. Keshtu Viola Amherd, Zëvendës Presidente e Këshillit Federal dhe Drejtuese e Departamentit Federal të Mbrojtjes, do t’i bashkohet këshilltarit federal Guy Parmelin për të diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në veçanti situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe angazhimin e Zvicrës përmes kontingjentit të ushtrisë Swisscoy.

Përveç takimit me kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, janë planifikuar diskutime dypalëshe në veçanti me Përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara për Tregtinë, znj. Katherine Tai, zëvendëskryeministrin e Vietnamit, z. Tran Hong Ha, ministër. i Ekonomisë së Ukrainës, znj. Yulia Svyrydenko, Ministre e Investimeve e Arabisë Saudite, z. Khaled al-Faleh etj..

Ndryshe nga burime tdiploamtike te gaztes Le canton27.ch ka eshte mesuar se delegacioni kosovar ne krye me shefin e Qeverisë Albin Kurtin gjate qëndrimit ne samitin boteror në Davos te Zvicres (16-20 janar) kane nje agjende te dendur për te realilzuar me nje ser takimesh me personalitete nderkombëtare dhe ato botërore. Davosi, do jete nje rast i mire per Kosovën, për te lobuar për njohje te reja, integrime dhe anëtarësimin e Kosoves ne instancat evropiane dhe ato nderkombëtare (Interpol, KE Unesco etj..) si dhe afrimin e investitorëve te huaj nga bota. Përveq me autoriteteve zvicerane z.Kurti do te takoj dhe zhvilloj nje aktivitet te ngjeshsur politik dhe diplomatik edhe me zyrtare amerikanë, evropian si dhe përfaqesues te OKB-së, NATO-s, BE-së si dhe me homolog te tij nga ballkani, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Davosi i blinduar për pese dite rresht (16-20 janar) me 5000 mije forca policre dhe ushatarake, madje edhe snajperist

Guy Parmelin, kreu i Departamentit Federal të Ekonomisë, Edukimit dhe Kërkimit (DEFR), do të përfitojë nga edicioni vjetor i WEF në Davos për të avancuar disa tema prioritare në fushat e ekonomisë, tregtisë, kërkimit dhe inovacionitIgnazio Cassis, kreu i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (DFAE), do të fokusohet në diskutimet e tij në vazhdimin e përpjekjeve të Zvicrës për rindërtimin e Ukrainës. Marrëdhëniet me BE-në dhe vendet evropiane do të jenë gjithashtu në qendër të programit të tij. Ai do të udhëheqë diskutimet me homologët e tij austriakë, spanjollë, holandezë dhe suedezë, si dhe me përfaqësues të qeverisë ukrainase.

Karin Keller-Sutter, kreu i Departamentit Federal të Financave (FDF), do të takohet me ministrat e financave të disa vendeve evropiane (Gjermani, Austri, Luksemburg, Holandë dhe Poloni) dhe planifikon të takohet me Komisionerin Evropian për Çështjet Ekonomike, z. Paolo Gentiloni.

Programi i Takimit të 53-të Vjetor fokusohet në zgjidhjet dhe bashkëpunimin publik-privat për të trajtuar sfidat më urgjente të botës.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres po udhëtojnë gjithashtu në Davos. Siç dihet tashmë, presidenti amerikan Joe Biden nuk do të marrë pjesë në WEF. Megjithatë, sipas përgjegjësve, të ftuar të klasit të lartë nga SHBA janë aty, duke përfshirë drejtorin e FBI-së, Christopher Wray.

Autoritet zvicerane kanë marrë masat e sigurisë, ku janë të angazhuara qindra force policie, madje edhe pjesetare te armates helvetike. Bëhet fjale ketu per mbi 5000 ushtarë.

Publikime te ngjashme