Connect with us

Kosovë

Krasniqi: Kurti ia ndaloi fjalën ish-luftëtarit të UÇK-së vetëm pse do të përmendte Thaçin e Veselin

Publikuar

me

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij nuk e lejuan të shtunën kryetarin e Reçakut, Adem Ramadani (ish-ushtar i UÇK-së) që të flasë në ceremoninë përkujtimore të masakrës së Reçakut.

Kreu i PDK-së tha se gabim mund të quhej kur ky veprim ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë sipas tij, kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare.

Postimi i plotë:

Duhet të jesh i paskrupullt dhe skajshmërisht mosmirënjohës, si Albin Kurti, që të të pengojë fjala e luftëtarëve të lirisë dhe prezenca e tyre nëpër aktivitete publike.

Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do të përmendëte Hashim Thaçin e Kadri

Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë.

Gabim mund të quhet kur ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare.

Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës.

E kuptoj deri diku xhelozinë historike të një veterani të rrejshëm si Albin Kurti, por, nënçmimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kaloj asnjëherë para nesh dhe qytetarëve të Kosovës.
Turp!

Reklama