Rama takohet me Kurtin, dy kryeministrat shtrëngojnë duart në Slloveni

0 minutes, 43 seconds Read

Pas kritikave të shumta për kokëfortësinë që ka treguar, kur ka refuzuar me homologun e tij shqiptar, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është tërhequr.

Ai ka shfrytëzuar drekën e punës në Slloveni ku ndodhet në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, për t’u takuar me Edi Ramën.

Ata shfaqen pranë njëri-tjetrit në tryezë, Kurti me një buzëqershje në fytyrë.

Në tryezë, të pranishëm janë edhe liderë të tjerë si kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

“Lubjanë, Slloveni – Në darkën e mikëpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër”, shkroi Rama në Facebook.

Publikime te ngjashme