KFOR-i ia refuzon Serbisë kërkesën për kthimin e trupave serbe në Kosovë

1 minute, 3 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se KFOR-i ka refuzuar kërkesën e Serbisë për kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë.

Ai shtoi se në shkrimin e tyre të kompozuar me kujdes, janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Por, sipas Vuçiq, duke iu referuar një pjesë të rezolutës 1244, “ata nuk kanë të drejtë të refuzojnë kërkesën e Serbisë”.

“Në letrën e tyre të përpiluar me kujdes drejtuar Qeverisë së Serbisë, të cilën e kam marrë edhe unë, ata janë përgjigjur se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244. Por ata nuk iu referuan një pjese të Rezolutës, pasi nuk kanë të drejtë ta refuzojnë atë kërkesë”, ka thënë Vuçiq për një medium serb.

Vuçiq shtoi se letrën ua kanë dorëzuar në prag të Krishtlindjes. Ai shton se një përgjigje pozitive në atë ditë do të ishte mirë, por se mendon se është e papërshtatshme të dërgohet një përgjigje negative në një festë të tillë.

Publikime te ngjashme