Kërkoi shkarkimin e avokatit të tij, gruaja e Rexhep Selimit sqaron si qëndron e vërteta

1 minute, 6 seconds Read

Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi ka sqaruar arsyet pse ish-kreu i UÇK-së ka kërkuar që avokati i tij David Young të largohet nga detyra. Me anë të një postimi në në Facebook ajo ka sqaruar faktin se Rexhep Selimi ka larguar avokatin Young për arsye shëndetësore të tij.

Ajo ka sqaruar se avokati David Young mbetet akoma pjesë e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me Young që për një periudhë të pacaktuar avokat kryesor të jetë Geoffrey Roberts.

Postimi: 

E ndjej obligim të bëj këtë sqarim në lidhje me lajmin që po qarkullon sot nëpër media se Rexhep Selimi ka larguar nga ekipi avokatin e tij z. David Young. Ky është një keq-informim që i bëhet publikut.

David Young mbetet akoma pjesë integrale e ekipit të mbrojtjes së Rexhep Selimit. Megjithatë për arsye shëndetësore është vendosur në bashkëpunim me z.Young që për një periudhë të pacaktuar Avokat kryesor të jetë z.Geoffrey Roberts, kurse bashkë-avokat z.David Young.

Ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë  me intenzitetin dhe harmoninë e zakonshme. Ne si familje jemi të kënaqur me punën e avokatëve.

Publikime te ngjashme