Ai në “Debat Plus”, tha se Gjykata Speciale është e njëanshme dhe si e tillë e padrejtë.
“Kjo gjykatë është e njëanshme, e krijuar në bashkëpunim me prokurorinë serbe. Mjerim për neve, do doja të kemi qeveri që respekton rrugën që kemi ardhë këtu, të kemi km që i përfaqëson qytetarët e Kosovës, që nuk e kemi. Gjykata Speciale e bën luftën e saj për ta barazuar luftën e pastër me atë që ka bërë Serbia në Kosovë… Kemi një kryeministër që atakon luftën e UCK-së dhe vlerat e saj. Qytetarit i krijohet përshtypja se janë në dakordancë me goditë luftën e UCK-së”, tha ai.
Jashari theksoi se ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë janë të pafajshëm dhe se shpreson se do të lirohen.