Ish-agjenti i FSB-së ruse: Nuk jam optimist që Moska mund ta pushtojë Bakhmutin

0 minutes, 53 seconds Read

Ish-agjenti i FSB-së dhe blogeri ushtarak rus Igor Girkin, minimizoi raportet se trupat ruse kishin rrethuar Bakhmutin, dhe shprehu dyshimin se Moska mund ta pushton qytetin ukrainas.

Në kanalin e tij në Telegram, Girkin shkroi se ai nuk “ndan parashikime të tilla optimiste të shprehura nga blogerët e tjerë ushtarakë rusë, për marrjen dhe ruajtjen e Bakhmutit nga forcat ruse”, transmeton Telegrafi.

“Pas disa muajsh sulme, trupat e Wagnerit do të duhet të bëjnë një pushim që mund të lejojë Ukrainën të rigrupohet”, shkroi ai.

E kritika të ashpra për ministrinë ruse të Mbrojtjes, ka bërë akuza të rënda edhe kreu i ushtrisë private të Vladimir Putinit, Wagner, Yegveny Prigozhin.

Ai tha se nëse trupat e grupit mercenar tërhiqet nga Bakhmuti, atëherë e tërë linja e frontit rus do të bie përgjatë vijës kufitare me Rusinë.

Madje sipas tij, kjo nënkupton që ukrainasit do të mund ta çlironin edhe Krimenë, dhe të vazhdojnë me kundërofensive edhe përtej kësaj linje. /Telegrafi

Publikime te ngjashme