Interi e bën “ligjin” ndaj Benfikes në Lisbon, shumë afër gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve

0 minutes, 35 seconds Read

Interi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Benficas në Ligën e Kampionëve.

“Nerazzurri” ka triumfuar me rezultat të pastër 0:2 te Benfica në stadiumin “Estadio da Luz” në Lisbon, shkruan lajmi.net.

Përkundër përpjekjeve të dy skuadrave, fraksioni i parë i lojës u mbyll baras me rezultat 0:0.

Gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Nicolo Barella i dha epërsinë e parë “zikaltërve”.

Tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Romelu Lukaku e dyfishoi epërsinë nga penalltia dhe njëherit vulosi epilogun përfundimtar të takimit.

Ndeshja e kthimit në mes Interit dhe Benficas luhet javën e ardhshme në “Giuseppe Meazza”./Lajmi.net

Publikime te ngjashme