Shkoi për ta marrë mbesën, e gjeti duke qarë – tezja e rrah mësuesen në Memaliaj

0 minutes, 45 seconds Read

Një grua e ka rrahur një mësuese.

Ngjarja ndodhi në shkollën nëntëvjeçare “Nimete Progonati”, në qytetin e Memaliajt.

Viktima është 43-vjeçarja me M.H, e cila u sulmua fizikisht nga ana e tezës së një nxënëse.

Sipas Oranews, arsyeja që çoi deri tek incidenti ishte bullizimi i nxënëses nga ana e mësueses.

Tezja e fëmijës derisa kishte shkuar për ta marrë e pa tek qante mbesa e saj, e cila u ankua se mësuesja e kishte goditur dhe bullizuar gjatë mësimit.

Me këtë rast, S.K, shkoi tek mësuesja dhe debatoi me të e me ktë rast gjendja eskaloi edhe me përdorimin e dhunës ndaj mësuesës.

Për ta qetësuar situatënu desh ndërhyrja e stafit të mësuesve.

Rasti u denoncua në polici./ora

Publikime te ngjashme