I reagoi Gërvallës! Vjen reagimi i ashpër për Çitakun – ja si e pranoi marrëveshjen për ndarje të Kosovës?

2 minutes, 4 seconds Read

Gjatë ditës së sotme ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot në një konferencë për media, tha se ambasadori Martin Berishaj “nuk shkakohet për shkak të spekulimeve”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo në një status në Facebook ka shkruar se ambasadori Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë.

“Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëherë”, ka shkruar Çitaku.

E në lidhje me këtë ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi.

Ai u shpreh se nuk I takon të flas Çitakut, pasi e njejta ka pranuar të ketë ndarje të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, nëse do të duhej të kishte dorëheqje atëhere do të duhej të dorëhiqet vet ajo, në momentin kur u bë publike komploti e ndryshimi i kufijve dhe ndarjes së Kosovës.

Postimi i plotë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me çështjen e ambasadorit Martin Berishaj. Ajo ka shkruar ne fb se “Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëherë”!, ka shkruar Çitaku.

Mirëpo nëse nisemi nga deklarata dhe shkrime të caktuara, me të cilat sulmohen politikanët e diplomatët, atëherë Vlora duhej të kishte dhënë vetë dorëheqjen kur u bë publike deklarata e politikanës së Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Çudiq. Cudiq denoncoi në tetor 2021 se Mattheë Palmer i kishte thënë Vlores në prill të vitit 2019 gjatë një konference në Uashington se “Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Thjesht po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, duke e konsideruar atë si një ngjarje historike”. Ndërkaq zonja Çitaku është pajtuar me këtë fakt.

Së paku në momentin që u bë e njohur pjesëmarrja e Vlora Çitakut në komplotin e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës ajo duhej të ishte larguar nga skena politike. Çdo deklaratë e saj për diplomateëe politikanë të tjerë që akuzohen me artikuj gazetash është e pavlefshme, sa kohë ajo nuk zbaton të njejtin standard!

Publikime te ngjashme