Hovenier thotë se SHBA-ja mbështet tranzicionin e FSK-së në një forcë modernë, e aftë për mbrojtjën e territorit të Kosovës!

0 minutes, 40 seconds Read

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë nëpërmjet një postimi në Twitter, ku edhe ka njoftuar se ka mirëpritur për një vizitë në Kosovë ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së.

“SHBA-ja e mbështet plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multietnike, profesionale, të ndërveprueshme me NATO-n. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, ka shkruar Hovenier në postimin e tij në Twitter.

Publikime te ngjashme