Kurti zbulon çka ndodhi me Vuçiqin në Ohër, kur propozoi zgjidhje e modele

2 minutes, 18 seconds Read

Kurti: Për dallim prej para 8 e 10 viteve, tani Serbia refuzon të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe një herë ka thënë se marrëveshja e dakorduar me Serbinë është njohje de-facto për Kosovën.

Kurti ka thënë se për dallim nga vite më parë, Serbia tani po heziton të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën.

“Ky është një plan që sjell njohjen de-facto dhe nuk bllokon rrugën për të ecur përpara. Meqë pati pajtim unë insistova që të nënshkruhet, por për dallim prej para 8 vjetëve dhe 10 vjetëve, Serbia refuzoi ta nënshkruajë”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se kjo është një marrëveshje të cilën Serbia nuk ka interes ta zbatojë.

Sipas tij, ajo tashmë ka dhënë indikacionet e para për këtë gjë.

“Pala serbe refuzoi ta nënshkruajë, sepse, siç e zbuloi ajo vet, heziton që ta zbatojë. Tashmë kanë dhënë indikacione të qarta se po bëjnë shkelje të marrëveshjes”, ka thënë tutje Kurti.

Për konstruktivitetin e tij në negociata me Serbinë, Kurti ka thënë se qasja e tij mund të mos jetë kuptuar në të kaluarën.

Ai ka thënë se gjithmonë ka qenë konstruktiv.

“Unë kam qenë gjithmonë konstruktiv, mund të mos jetë vërejtur me kohë kjo. Unë i lexoj mirë tekstet dhe kur shoh që ka koncepte universale, dhe ka vetëvendosje, barazi, konstruktivitet etj., atëherë kuptohet që jam konstruktiv”, ka thënë tutje kryeministri.
22.03.2023 – 20:47
Kurti zbulon çka ndodhi me Vuçiqin në Ohër, kur propozoi zgjidhje e modele

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë.

Sipas tij, siç e ka quajtur ai, pala tjetër ka dhënë indikacione se nuk do ta respektojë marrëveshjen në parim.

Në një intervistë në Televionin Publik, Kurti ka ftuar faktorin ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që të dënojnë sjelljen e fqinjit verior.

“Unë pres nga ndërkombëtarët që të dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë, sepse ka dhënë indikacione që nuk do ta zbatojë marrëveshjen e arritur në parim”, tha fillimisht ai.

Tutje, shefi i ekzekutivit kosovar ka shtuar se është e vetmja palë që ka propozuar zgjidhje e modele, por në momentin që bëhej kreativ, aq më shumë rritej rezistenca.

“Jam e vetmja palë që ka propozuar zgjidhje e modele. Sa më shumë kreativ që bëhesha, aq më shumë rritej rezistenca e palës tjetër. Sepse edhe ata e dinë, e edhe unë e di që është njohje “de facto”.

Publikime te ngjashme