Hoti siguron se personat e armatosur janë të rrethuar dhe se policia ka marrë të gjitha masat e sigurisë

0 minutes, 42 seconds Read

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka deklaruar se nuk kanë informacion zyrtar deri më tani nëse nga pala serbe ka ndonjë të plagosur, pasi u tha se së paku 30 persona të armatosur gjenden brenda Manastirit të Banjskës.

Ai tha se perimetri i sigurisë është vendosur rreth e rrotull tyre.

“Deri më tani, nga pala tjetër, zyrtarisht nuk kemi informacion”, tha ai të dielën, para gazetarëve, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai shtoi po ashtu se ka shkëmbim të zjarrit në momentin “që po flasim”, teksa foli për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjes së policit Alban Rashiti.

“Këta persona të armatosur, momentalisht janë të rrethuar, i kemi marrë masat e sigurisë, i kemi vendosur perimetrin e sigurisë”, u shpreh Hoti.

Publikime te ngjashme