Rama: Vrasja e policit është alarm për eksalimin e situatës në një konflikt të armatosur

1 minute, 27 seconds Read

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar për sulmin në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një pjesëtar i policisë.

Bushait ka thënë se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal pavarësisht përpjekjeve të perëndimit për ta afruar atë.

”Pak muaj më parë, tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe. Në të njëjtën kohë, trupat e KFOR-it, gazetarët dhe policia e Kosovës u sulmuan nga bandat kriminale serbe. Sot, një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur”.

”Këto veprime të frymëzuara nga Beogradi dëshmojnë se Serbia mbetet një kërcënim për stabilitetin rajonal, pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit për ta afruar atë me BE-në, sidomos në kontekstin e mjedisit të sigurisë në Europë, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë”, ka thënë Bushati.

Më tutje, ai ka shprehur ngushëllime për familjen e policit Afrim Bunjakut.

”Teksa mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët dhe kolegët e Afrim Bunjakut që humbi jetën në krye të detyrës, si dhe për shërimin e shpejtë të policëve të lënduar, duhet mbështetur puna e policisë dhe institucioneve legjitime të Kosovës për të garantuar rregullin dhe sundimin e ligjit në përputhje me Kushtetutën”.

“Garantimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, vetëpërmbajtja dhe bashkërendimi me partnerët ndërkombëtarë për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës, mbeten çështje të një rëndësie parësore”, ka thënë ai.

Publikime te ngjashme