Fillon dëshmia e dëshmitarit të parë kundër Pjetër Shalës në Speciale

0 minutes, 28 seconds Read

Ka filluar paraqitja e provave dhe dëshmive në rastin e Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pra, dëshmitari i parë ka filluar të japë dëshminë e tij kundër Shalës.

Dëshmitari do të ketë masat mbrojtëse ndaj tij dhe nuk do të zbulohet asnjë informacion konfidencial.

Seanca me kërkesë të Prokurorit, ka kaluar për pak çaste në seancë private për shkak të informacionit konfidencial, por prapë ka filluar me seancë publike. Pra, kjo është një nga masat mbrojtëse ndaj dëshmitarit.

Publikime te ngjashme