57-vjeçari shqiptar tenton të dëmtojë banesën e fqinjit me buldozer, italiani e vret me armë gjahu

1 minute, 18 seconds Read

Një konflikt i përshkallëzuar mes fqinjëve përfundoi në tragjedi në Itali. Një punëtor 57-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në San Polo, një fshat i Arezzo. Një 57-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka tentuar të ‘sulmojë’ me buldozer shtëpinë e fqinjit, duke i shkaktuar dëme të rënda strukturore dhe duke dëmtuar disa makina në pronësi të fqinjit, raporton media italiane.

Ky i fundit i ka qëlluar me çifte gjahu duke e lënë të vdekur. 53-vjeçari italian është arrestuar nga policia për vrasje. Ai dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e shtëpisë së tij dhe arma ishte me leje.

Mësohet se rreth orës 20:30, moment kur shtetasi shqiptar po ngiste buldozierin dhe po i dëmtonte shtëpinë, të paktën pesë të shtëna janë dëgjuar nga banesa e italianit, 4 prej të cilave përfunduan në trupin e 57-vjeçarit nga Shqipëria.

Arma dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje u sekuestruan si dhe e gjithë zona ku ndodhi ngjarja. Autoriteti gjyqësor ka urdhëruar hetimet mjeko-ligjore të rastit të cilat do të kryhen në ditët në vijim në mjekësinë ligjore të spitalit të Sienës. Në vendngjarje kanë qenë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndalur motorin e buldozerit, i cili ka mbetur i ndezur dhe ka detyruar njerëzit të largohen nga banesat e tyre. I arrestuari është dërguar në burgun e Arezzo-s.

Publikime te ngjashme