Historia e familjes Gjakovare që emigroi në Brazil në vitin 1948-të

0 minutes, 36 seconds Read

Emisioni i mëngjesit në Klan Kosova, sot ka sjellë një histori shumë interesante të një familje gjakovare që emigroi në Brazil në vitin 1948-të.

Për të zbuluar më shumë detaje rreth këtij zhvillimi interesant ka folur Goni Komoni.

Ai shpjegoi disa çështje interesante rreth migrimit të babait të tij asokohe.

Komoni tha se prindi i tij qëllimin e kishte të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Mirëpo askohe Brazili ishte mikpritës për migrantët të cilët kishin shkathtësi teknike qoftë në industritë respektive apo edhe në Bujqësi”, tha ai.

“Dhe gjatë viteve të para babai im punoi si teknik industrial”, tha Komoni.

Ndiqeni rrëfimin interesant në Klan Kosova.

Publikime te ngjashme