Haxhiu: Jemi të organizuar për me i fitu zgjedhjet, PDK-ja nuk ka vija të kuqe për shqiptarët

0 minutes, 45 seconds Read

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka bërë me dije se kjo parti është e gatshme për zgjedhje të reja.

Ai është shprehur i bindur se PDK-ja do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme.

Lidhur me koalicionet zgjedhore, ajo ka treguar se PDK-së nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike.

Sipas tij, PDK-ja ka pasura vija të kuqe vetëm për Serbinë.

“E para ky vit zgjedhor, çoftë i zgjedhjeve të rregullta çoftë i atyre të parakohshme, e dyta si parti politike jemi të organizuar që në zgjedhje me fitu për ta vazhduar rrugëtimin e Kosovës përpara sepse për këto tri vite kemi parë ngecje e po ashtu edhe sanksionim për herë të parë nga BE-ja. Vijat i kuqe PDK-ja i ka pas vetëm me Serbinë por jo me shqiptarët”, ka thënë Haxhiu për EO.

Publikime te ngjashme